Bukuroshja kosovare Diellza Kolgeci e ka vërtetuar shumë herë zotësinë e saj në fusha të ndryshme.
Ka provuar në modelizëm, aktrim e muzikë, por nuk mbetet keq as në sport.
Linjat e saj perfekte dhe vija e trupit janë si rezultat i ushtrimeve të rregullta që Kolgeci bën, ndërsa shpesh ka folur për sportet që ka më së shumti pasion, ku ndër to ka veçuar tenisin.
Në qytetin e Prizrenit sot (e diel) është mbajtur gara e ‘bodybuldingut’ për meshkujt dhe femra, ndërsa e pranishme ka qenë edhe Diellza si mbështetëse e këtij sporti atraktiv.
Federata e ‘Bodybuildingut’ dhe Fitnesit të Kosovës i ka ndarë një mirënjohje bukuroshes kosovare për kontribut me pjesëmarrjen e saj.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Diellza përmes një fotografie të publikuar në SnapChat, ku shfaq mirënjohjen e pranuar, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se nuk e di se cili sport tjetër i ka mbetur pa provuar.
Mirënjohjen e saj e ka nënshkruar Presidenti i Federatës së ‘Bodybuldingut’ dhe Fitnesit të Kosovës, Esat Lata. /Telegrafi/