Telegrafi

Federata argjentinase i kërkon Messit të luajë sa më pak me Barcelonën që të jetë në formë për Kampionatin Botëror

Lionel Messi është kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm dhe shpresa e madhe e Argjentinës për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi mes muajve qershor dhe korrik.

Forma e mirë që po kalon Messi është shpresë edhe për Argjentinën që kërkon të lërë shenjë në këtë garë, pas finales së humbur para katër vitesh kundër Gjermanisë (1-0).

Kryetari i federatës argjentinase të futbollit, Claudio Tapia, ka thënë se i kanë kërkuar Lionel Messi të luajë sa më pak me Barcelonën që të jetë gati për Rusia 2018.

Kapiteni i Argjentinë

“Shpresoj që të gjithë të vijnë në nivelin që janë tani. Sergio Aguero po luan shkëlqyeshëm tani, ndërsa Lionel Messi është gjithmonë në formën më të lartë”.

“Është vitale për drejtorët dhe stafin e trajnerëve. Kemi biseduar edhe me Messi, që ai të luajë sa më pak që është e mundur me Barcelonën”, ka thënë presidenti Tapia.

Tapia me Messin

Albiceslestët nuk kanë probleme sa i përket fazës së sulmit, pasi kanë shumë lojtarë të klasit botëror, por mbrojtja mbetet pika e tyre e dobët.

Argjentina është në grup me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë, një prej grupeve më të forta të kampionatit. /Telegrafi/