Site icon Telegrafi

FED paralajmëron ngritjen e normës së interesit

Përmbledhja e takimit të politikave monetare të Bordit të Rezervës Federale të SHBA-së në prill, e publikuar dje, tregon se shumica e zyrtarëve të FED-it mendojnë që, nëse në 3-mujorin e dytë ekonomia amerikane përtërihet, vijon të përmirësohet tregu i punës dhe inflacioni i afrohet objektivit 2%, atëherë është e përshtatshme ngritja e normës së interesit në qershor.

Një numër i madh zyrtarësh të FED-it janë shprehur se ngadalësimi i rritjes ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti është i përkohshëm dhe se në tremujorët e ardhshëm rritja ekonomike do të përshpejtohet, dhe njëkohësisht përqindja e inflacionit do të ngrihet në 2%.

Në dhjetor të vitit të kaluar, FED-i nisi ngritjen për herë të parë në 10 vjet të normës së interesit, por ngadalësimi i rritjes së ekonomisë globale dhe luhatjet e mëdha në tregun financiar kanë shtuan shqetësimet e FED-it për perspektivën e ekonomisë amerikane.

Për këtë arsye, në tre takimet e rregullta për politikën monetare sivjet, FED-i vendosi mosndryshimin e përqindjes së interesit. /Telegrafi/

Exit mobile version