Site icon Telegrafi

FC Prishtina në pranverë do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë

????????????????????????????????????

FC Prishtina tash e disa ditë është duke kërkuar stadium për t’i zhvilluar ndeshjet kampionale për stinorin vjeshtor. Bardhëekaltërit do të luajnë në Pejë në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. 

Stadiumet e klubeve lokale në kryeqendër ose nuk i plotësojnë kriteret ose janë të mbingarkuara (shembulli më i mirë i ndeshjes për kupë me Flamurtarin), ndërsa Feronikeli ia ka mbyllur dyert Prishtinës.

Klubi më i madh në vend ka qenë i detyruar që të gjejë ‘strehim’ jashtë regjionit të Prishtinës.

Stadiumi i Prishtinës mbetet duke u rinovuar

“Përveç skuadrave rivale për titull, u kërkua stadium gjithkah, por vetëm Komuna e Pejës me kryetarin e nderuar, Gazmend Muhaxhiri dhe KF Besa kanë shprehur gatishmëri t’i dalin në ndihmë klubin tonë”.

“Pra, FC Prishtina, deri sa të lëshohet stadiumi i Prishtinës, ndeshjet e stinorit pranveror do t’i zhvilloj në stadiumin e Besës, “Shahin Haxhiislami””.

“FC Prishtina e falënderon jashtëzakonisht shumë, dhe do të jetë mirënjohëse kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri, i cili në këto kohë të vështira e pa kulm mbi kokë, iu ka gjendur afër klubit më të madh në vend, FC Prishtina”.

Stadiumi i Besës së Pejës

“FC Prishtina i falënderohet të gjithë përgjegjësve të përfshirë në këtë ndihmë dhe Klubit të futbollit Besa, e cila me gjithë rivalitetin e madh sportiv, ka vendosur të ndihmoj klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndeshja e parë Prishtina e zhvillon me Llapin. /Telegrafi/

Exit mobile version