Telegrafi

FBK-ja ultimatum Pejës: Keni afat deri nesër për të dëshmuar se s’keni më borxhe

Klubi basketbollistik i Pejës mund të mos paraqitet në sezonin e ri të basketbollit të Kosovës.

Megjithëse “Shqiponjat” kanë pohuar se kanë kryer obligimet financiare, një gjë të tillë nuk i është konfirmuar FBK-së.

Lexo po ashtu Peja rikthehet fuqishëm në Superligë pas kryerjes së obligimeve financiare

Federata e Basketbollit të Kosovës u ka kërkuar zyrtarëve të klubit pejan që t’i përmbush kriteret për regjistrim deri në ora 17:00 të ditës së nesërme.

Në fakt, verdhezinjtë duhet të sjellin dëshmi që i ka kryer obligimet ndaj FIBA-s dhe FBK-së në të kundërtën Bordi i FBK-së do të veproj konform Propozicioneve të Garave dhe Rregullores së Garave.

FBK po ashtu e thekson faktin se nuk do të merr përsipër të jetë garancion për asnjë klub anëtar të saj, duke marr parasysh përvojat e hidhura nga e kaluara.

Gjithashtu Federata ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin kroat, Damir Mulaomerovic, që ky i fundit të udhëheq përfaqësuesen tonë në garat parakualifikuese të Eurobasketit, ku skuadra jonë do të përballet me Rumaninë dhe Maqedoninë.

Lexo po ashtu Damir Mulaomerovic, trajner i përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Theksojmë se FBK-ja e ka miratuar ofertën e kompanisë “Art Motion” në lidhje me shitjen e të drejtave televizive. /Telegrafi/