Telegrafi

Fazliu: Milionerët e pa ligjshëm, do mbesin pa asgjë

Fusha e krimeve ekonomike është fushë e vështirë dhe shumë e komplikuar, ngase veprat penale kryhen nga njerëz intelektual të cilët i dinë veprimet e tyre dhe i fshehin ato, prandaj edhe luftimi i këtyre krimeve është më i vështirë në krahasim me krimet tjera. Kështu vlerëson në një intervistë për KosovaPress, Koordinatori për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, i cili thotë se shumë zyrtarë të lartë që janë bërë milionerë në mënyrë të pa ligjshme, do të mbesin pa asgjë.

“Kohëve të fundit është folur mjaft për sekuestrime e konfiskime dhe është një përshtypje se kjo çështje shihet me hezitim si nga opinioni ashtu edhe nga mediat. Mirëpo mund të ju sigurojmë se edhe pse duket mbase e pa besueshme një gjë e tillë, shumë shpejt qytetarët, mediat, do të jenë dëshmitar të asaj se personat që janë bërë milioner të kundër ligjshme së shpejti do të mbesin pa asnjë nga ato pasuri që i kanë fituar në mënyrë të kundër ligjshme”, thotë ai.

Fazliu thotë se fusha e krimeve ekonomike është një fushë e vështirë dhe shumë e komplikuar, mirëpo, organet kompetente po bëjnë mjaft për të luftuar krimin ekonomik. “Mund të themi se në fushën e krimeve ekonomike përgjithësisht bëhet fjalë për një fushë të vështirë, një fushë të komplikuar për vepra penale të cilat kryhet nga njerëz intelektual, nga njerëz të cilët i dinë veprimet e tyre dhe tentojnë që ti fshehin ato, andaj luftimi i këtyre krimeveështë më i vështirë dhe më specifiknë krahasim me krimet e tjera”, ka thënë ai.

Se Kosova ka mungesë të prokurorëve të aftësuar në mënyrë të posaçme sa i përket luftimit të krimit ekonomik e pranon edhe Koordinatori për Luftimin e Krimit Ekonomik, e këtë ai e thotë duke u bazuar edhe në raportin e fundit të progresit. “Kemi raportin e progresit ku thotë se Kosova ka mungesë të prokurorëve të aftësuar për luftë të posaçme sa i përket luftimit të krimit ekonomik, si për shembull procedura tenderuese, ne këtë e kemi paralajmëruar edhe më herët se sa raporti i progresit, e kemi vërejtur po ashtu një gjë të tillë se me të vërtetë në çështjen e procedurave tenderuese Kosova nuk ka arritur ndonjë rezultat të dukshëm”, thotë ai.

Megjithatë, Fazliu tregon se në këtë drejtim është duke u punuar shumë dhe se shpreson që viti 2015 të sjellë një kthesë sa i përket luftimit të mënyrave tenderuese. /Telegrafi/