Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim u bisedua për prioritetet e Qeverisë nga fusha e pushtetit lokal, për procesin e decentralizimit, për zhvillimin rajonal dhe aktivitetet dhe projektet në ecuri.
Romeo është njoftuar me aktivitetet e ministrisë që drejton Fazliu, me angazhimin e procesit të decentralizimit të pushtetit si shtyllë themelore e demokratizimit të shoqërisë duke u dhënë mundësi shtesë komunave për administrim por njëherit edhe përgjegjësi më të mëdha për realizimin e kërkesave dhe të drejtave të qytetarëve në nivel lokal, njofton AIM.
Ambasadori Romeo ka theksuar se Italia gjithnjë ka qenë përkrahës i madh i Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. /Telegrafi/