Në konferencën për media para ndeshjes ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës ka qenë edhe mesfushori Betim Fazliji, i cili e ka bërë të qartë se fitorja është shumë e rëndësishme në përpjekjet për t’u kualifikuar për ‘Euro 2024’.
24-vjeçari ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta japin maksimumin, ashtu që pret që Dardanët t’i marrin pikët e plota.
Fazliji ka theksuar se jemi akoma në garë për kualifikim dhe se gjërat duhet t’i marrin ndeshje pas ndeshjeje duke filluar nga pikët e plota ndaj Bjellorusisë.
Mungesa e tifozëve nikoqirë në tribuna, sipas tij, do t’i shërbejë Kosovës për ta marrë triumfin e dëshiruar.
🗣️Në konferencë për media para ndeshjes me Bjellorusinë janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe mbrojtësi Betim Fazliji,
💪Të dy kanë bërë të qartë se në Budapest kanë ardhur për ta realizuar fitoren e parë në këto kualifikuese#TelegrafiSport #Kosova #BetimFazliji pic.twitter.com/LrRo9StmoQ
— Telegrafi Sport (@TelegrafiSport) June 18, 2023
Për shkak të sanksioneve, skuadra nikoqire nuk mund t’i luajë takimet si vendas dhe derisa sfidat tjera i ka zhvilluar në Serbi, ndaj Dardanëve do të luajë në Budapest të Hungarisë, po ashtu pa tifozë.
Kosova ka tri pikë nga tri barazime në po aq ndeshje të zhvilluara në Grupin I, derisa Bjellorusia i ka të gjitha humbje. /Telegrafi/