Telegrafi

Fazio: Romës iu mohuan dy penallti

(Foto: Getty Images)

Federico Fazio beson se pjesëmarrja e Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve paraqet një ngritje të nivelit të skuadrës, ndërsa është ankuar në ndarjen e drejtësisë.

Sipas mbrojtësit të Giallorossëve, ekipit të tij iu mohuan dy penalti në ndeshjen kthyese ndaj Liverpoolit.

(Foto: Getty Images)

Skuadra italiane fitoi me rezultat 4-2 në Olimpico, mirëpo u eliminua pasi Redsat kishin fituar me rezultat 5-2 në përballjen e parë.

Lexo po ashtu Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale

“Kjo nënkupton një ngritje të vazhdueshme, prandaj duhet të arrijmë në këtë fazë edhe në sezonin e ardhshëm dhe të përpiqemi ta bëjmë këtë që e bëmë sivjet”.

“Është një vazhdimësi e asaj që kemi bërë deri më tani dhe mënyra si e kemi bërë, duke zhvilluar futboll të mirë. Ishte paksa e dhimbshme sot (e mërkurë), sidomos me dy penalltitë që nuk na u dhanë”.

(Foto: Getty Images)

“Për më shumë, arbitri i dha vetëm tri minuta shtesë… Duhet të mendojmë pozitivisht, t’i marrim parasysh të gjitha gjërat pozitive, përkundër dy penalltive, t’i çojmë kokat lartë dhe të vazhdojmë”, ka deklaruar Fazio për Mediaset Premium.

Në finalen e 26 majit në Kiev të Ukrainës, Liverpooli do të luajë kundër Real Madridit. /Telegrafi/