Site icon Telegrafi

Faza kur fëmija thotë gjithmonë – jo

Shkaqet

• “Jo-ja” përfaqëson një etapë shumë të rëndësishëm në evoluimin psikologjik të çdo fëmije. Duke e shqiptuar, fëmija dëshiron të nënvizojë individualitetin e tij. Ndjen kësisoj nevojë për të konfirmuar autonominë e tij, të dallohet nga të tjerët.

Kjo fazë mund të konsiderohet faza pasaardhëse e fazës së Unit, që zhvillohet rreth moshës dy vjeçare, kur fëmija fillon të flasë për veten, që tregon se tashmë është koshient për identitetin e tij.

• Veçanërisht, fëmija fillon të perceptojë nevojën për t’u shkëputur nga nëna, me të cilën ka qenë shume e lidhur deri në atë moment të jetës së tij. Tani fëmija ka nevojë për një shkëputje të vogël. Kësisoj s’ka përse të duket e çuditshme, nëse jo-të më të shprehura janë ato drejtuar asaj, transmeton Telegrafi.

Si të silleni

• Prindërit duhet të pajisen me dashuri dhe durim. Është e rëndësishme, që t’u shpjegojë fëmijës arsyet e zgjedhjeve të tyre në mënyrë që për fëmijën të jenë sa më të pranueshme. Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ata të mos kenë ‘jo’ të prera, duke mos u tronditur kësisoj në vendimet e tyre.

Ajo që është e rëndësishme është fakti se fëmija në pesë vitet e para të jetës ka nevojë për pika referimi të sakta, të cilat i caktojnë atij Iimite, rregulla që e bëjnë atë të kuptojnë se deri ku mund të shkojë.

• Prindërit duhet të kufizojnë sa më shumë “jo”-të e fëmijës kundra urdhrave të dhëna. P.sh. në vend që t’i ndaloni fëmijës t’i afrohet shkallëve, dritareve, sobës, duhet në radhë të parë të rioganizoni apriori hapësirën e shtëpisë, duke i lejuar kësisoj fëmijës të shëtisë lirshëm nëpër shtëpi, pa i thënë vazhdimisht “kujdes, mos, jo aty” e të tjera si këto. /Telegrafi/

 

Exit mobile version