Telegrafi

Faza finale e testimit të Porsche 911, ‘rrëshqitja’ në asfalt (Foto)

Vetëm pak javë kanë mbetur, deri në prezantimin zyrtar

Është paralajmëruar se do të prezantohet në LA Auto Show, modeli 911 tërësisht i ri, që nuk duket se ngjanë shumë prej paraardhëseve, transmeton Telegrafi.

Madje, duke se nuk ka asnjë detaj që e dallon prej 911 të tanishëm. Por, ka dallime, vetëm se duhet shikuar me vëmendje dhe do shihni ndryshimin në dizajnin e dritave.

Platforma mbetet e njëjtë, por duket se ka hapësira që në të të jetë e akomoduar edhe sistemi për motorin hibrid. Derisa ajo ditë të arrij, jemi të lumtur me motorin turbo dysh.

Në mënyrë që ky 911 të jetë i aftë për ta tejkaluar çdo pengesë, Porsche e ka testuar në çdo lloj të motit.

Së fundmi, Porsche 911 e ka kryer edhe fazën finale të testimit, në atë që njihet si rrëshqitje në asfalt, për ta sfiduar edhe në këtë manovër shumë të pëlqyeshme urbane. /Telegrafi/