Telegrafi

Favoriti kryesor hoqi dorë nga kandidatura për kryeministër të Britanisë, disa emra të tjerë janë në lojë

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, i cili ishte një nga favoritët për të pasuar Boris Johnson në krye të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, hoqi dorë nga kandidatura për postin e kreut të kësaj partie.

Ai përmes rrjeteve sociale deklaroi se këtë vendim e mori në konsultim me miqtë dhe familjen.

Lexo po ashtu Kush mund ta zëvendësojë Boris Johnsonin - sondazhet e favorizojnë Sekretarin e Mbrojtjes, Ben Wallace

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe diskutimit me miqtë dhe familjen, kam marrë vendimin të mos kandidojë për presidencën e Partisë Konservatore. U jam mirënjohës të gjithë kolegëve dhe anëtarëve të mi që më kanë mbështetur”, tha Wallace.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ishte e lehtë të merrej një vendim i tillë.

“Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por fokusi im është në punën aktuale dhe në sigurinë e vendit. I uroj fat të gjithë kandidatëve dhe shpresoj që shpejt t’i kthehemi fokusimit në zgjidhjen e çështjeve për të cilat jemi zgjedhur”, tha ministri i Mbrojtjes.

Kujtojmë se pas kolapsit total të qeverisë britanike dhe njoftimit të Boris Johnson se do të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të partisë dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, partia në pushtet nisi procesin e zgjedhjes së një lideri të ri.

Lexo po ashtu Sa shpejt mund të dihet emri i ri i kryeministrit të Britanisë së Madhe?

Tani për tani, përveç Wallace, i cili u përmend si një nga pasardhësit më seriozë të Johnson, emrat e lidhur me këtë post përfshijnë edhe ish-ministrat e Shëndetësisë, Sajid Javid, Nadhim Zahawi, si dhe ministren e Jashtme, Liz Truss, e cila sipas sondazhet e mëparshme ishte politikania më popullore në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore.

Një nga kandidatët për këtë post është tashmë ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, i cili tashmë ka nisur një fushatë elektorale të quajtur “Gati për Rishin” dhe tha se është gati të drejtojë Partinë Konservatore, por edhe të jetë kryeministër i Britania e Madhe. /Telegrafi/