Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, i cili ishte një nga favoritët për të pasuar Boris Johnson në krye të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, hoqi dorë nga kandidatura për postin e kreut të kësaj partie.
Ai përmes rrjeteve sociale deklaroi se këtë vendim e mori në konsultim me miqtë dhe familjen.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe diskutimit me miqtë dhe familjen, kam marrë vendimin të mos kandidojë për presidencën e Partisë Konservatore. U jam mirënjohës të gjithë kolegëve dhe anëtarëve të mi që më kanë mbështetur”, tha Wallace.
It has not been an easy choice to make, but my focus is on my current job and keeping this great country safe. I wish the very best of luck to all candidates and hope we swiftly return to focusing on the issues that we are all elected to address. 2/2
— Rt. Hon Ben Wallace (@BWallaceMP) July 9, 2022
Ai gjithashtu theksoi se nuk ishte e lehtë të merrej një vendim i tillë.
“Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por fokusi im është në punën aktuale dhe në sigurinë e vendit. I uroj fat të gjithë kandidatëve dhe shpresoj që shpejt t’i kthehemi fokusimit në zgjidhjen e çështjeve për të cilat jemi zgjedhur”, tha ministri i Mbrojtjes.
Kujtojmë se pas kolapsit total të qeverisë britanike dhe njoftimit të Boris Johnson se do të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të partisë dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, partia në pushtet nisi procesin e zgjedhjes së një lideri të ri.
Tani për tani, përveç Wallace, i cili u përmend si një nga pasardhësit më seriozë të Johnson, emrat e lidhur me këtë post përfshijnë edhe ish-ministrat e Shëndetësisë, Sajid Javid, Nadhim Zahawi, si dhe ministren e Jashtme, Liz Truss, e cila sipas sondazhet e mëparshme ishte politikania më popullore në mesin e anëtarëve të Partisë Konservatore.
Një nga kandidatët për këtë post është tashmë ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, i cili tashmë ka nisur një fushatë elektorale të quajtur “Gati për Rishin” dhe tha se është gati të drejtojë Partinë Konservatore, por edhe të jetë kryeministër i Britania e Madhe. /Telegrafi/