Site icon Telegrafi

Favoritët për ta fituar Kampionatin Botëror pas humbjes së Argjentinës – Anglia pozicionohet e dyta

Anglia është tani favoriti i dytë për të fituar Kupën e Botës – vetëm pas Brazilit.

Sipas një super kompjuteri të SunSport, lista është përditësuar pas humbjes shokuese të Argjentinës ndaj Arabisë Saudite.

Tre Luanët hynë në turne si 8/1, favoritët e katërt pas Brazilit, Francës dhe Argjentinës.

Fitorja 6-2 ndaj Iranit pa shanset e tyre të rriten në 7/1 për ta fituar trofeun, por ende pas tre kombeve të tjera.

Por, Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij, duke u përballur me përfaqësuesen 53 në botë, pësuan një tronditje të madhe, duke humbur 2-1.

Brazili ende kryeson rrugën si favorit 3/1 me ndeshjen e tyre hapëse që ende nuk është luajtur.

Më poshtë keni shanset e përfaqësueseve për ta fituar Kampionatin Botëror:

Brazili 3/1

Anglia 13/2

Franca 7/1

Spanja 17/2

Argjentina 17/2

Holanda 10/1

Gjermani 10/1

Portugalia 13/1

Belgjika 20/1

Danimarka 25/1

Uruguai 40/1

Kroacia 50/1 /Telegrafi/

Exit mobile version