Shefi imunolog amerikan, Anthony Fauci i bëri thirrje sot presidentit të zgjedhur Joe Biden të “mbyllë kafenetë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo edhe shkollat”.
Sipas Independent, duke iu referuar deklaratës së mjekut amerikan të dhënë për ABC News, kur mjeku u pyet se si do ta këshillonte administratën e demokratit për të luftuar pandeminë.
“Nuk po e them këtë vetëm për të thënë diçka: mbyll kafenetë dhe lëri shkollat e hapura. Ju nuk keni një zgjidhje për të gjitha situatat e mundshme, por siç thashë më parë, fëmijët duhet të kthehen në shkollë, për një arsye”, tha Fauci.
Theksojmë se doktori ka pohuar se është i gatshëm të punojë me administratën e re amerikane rreth pandemisë.
Ndryshe, SHBA-të deri më tani kanë regjistruar 13.3 milionë të infektuar me coronavirus gjersa kanë vdekur mbi 266 mijë persona. /Telegrafi/