Site icon Telegrafi

Fauci beson se edhe gjatë presidencës së Bidenit, do të mbetet eksperti kryesor për COVID-19

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane, tha sot se pret të vazhdojë të këshillojë qeverinë edhe pas inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Ai shtoi se kishte folur me shefin e ardhshëm të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Ronald Klein dhe se kishte në plan të fliste me anëtarët e tjerë të ekipit të Biden përmes video lidhje, raporton cnn.

Lexo po ashtu Biden zbulon emrat e ekspertëve të task forcës kundër pandemisë, Fauci nuk përfshihet në listë

“Ne nuk hymë në detaje, por mjafton të themi se do të vazhdojmë me të njëjtën forcë”, tha Fauci për CBS-in. “Sot do të flasim për herë të parë në lidhje me ekipin e tranzicionit të Bidenit” shtoi mjeku.

Ndërkohë, Politico raporton se Biden ka emëruar ish-zyrtarin e administratës së Barack Obamës, Jeff Zients si koordinator të coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë dhe rivendosi, Vivek Murthyn si shef të shëndetit publik.

Zgjidhja e krizës shëndetësore dhe ekonomike janë përparësitë e Bidenit, i cili do të marrë detyrën më 20 janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version