Telegrafi

Fatos Hoxha publikon baladën “Ti nuk je”

Fatos Hoxha në klipin e këngës “Ti nuk je” (Foto: Screenshot/YouTube/ArkivaShqip)

“Ti nuk je” e ka titulluar këngën e tij më të re Fatos Hoxha, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vet këngëtari qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe aranzhmanin, ndërsa është realizuar në DuoBassRecords.

Hivzi Krasniqi e ka shkruar tekstin, derisa për pjesën e kitarës është kujdesur Astrit Stafai, kurse për piano, harqet dhe instrumentet tjera, Endrit Rexhepi.

Videoklipi është xhiruar me regji të Ylber Yascha Mehmedaliut, me kamerë të Valon Jakupaj dhe montazh të Elod Bajramit.

Projekti është realizim i Gegnia Films, ndërsa balada e interpretuar mirë nga Fatos Hoxha pritet të pëlqehet nga fansat e tij. /Telegrafi/