Site icon Telegrafi

Fatos Beqiraj do ta vazhdojë karrierën te kampioni i BeH

Fatos Beqiraj (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi shqiptar i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, nga sezoni i ardhshëm pritet ta bartë fanellën e kampionit të Bosnje e Hercegovinës, FK Sarajeva – shkruan portali malazez, Vijesti. Nëse gjithçka shkon sipas planit, 32-vjeçari pritet ta vazhdojë karrierën me klubin e ri.

Në dy sezonet e fundit (2018-2020), ai ishte pjese e klubit izraelit, Maccabi Netanya, me të cilët e ka ndërpretë kontratë.

Ishte raportuar se Beqiraj mund të kthehet në futbollin malazez, mirëpo si lojtar i lirë, është kërkuar nga kampioni boshnjak.

(Foto: Epsilon/Getty Images/Guliver)

Gjatë karrierës, sulmuesi ka luajtur edhe për klubet, si Besa e Pejës, Dinamo Zagreb e Dynamo Moska, në Kinë te Changchun Yatai dhe në Belgjikë te Mechelen.

Është rekorder me numrin e paraqitjeve për Malin e Zi, ku ka zhvilluar 69 ndeshje dhe i ka shënuar nëntë gola.

Vlera aktuale e Beqirajt në Transfermarkt është rreth 400.000 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version