Këngëtari Faton Isufi ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projektin e tij më të ri “Merri krejt”.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram ‘trailerin’ e klipit të tij më të ri, që do të publikohet së shpejti.
Bëhet fjalë për një këngë të re të punuar në studion “DuoBas Records”, gjersa ana vizuale e projektit i është besuar produksionit BUG.
“DuoBas Records” është një studio e hapur së fundmi nga dy anëtarët e Filharmonisë së Kosovës: Pim Isufi dhe Endriti.
Ndërkohë, këngëtari Faton Isufi vazhdon të jetë mjaft i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/