Telegrafi

Faton Isufi dhe Dani me rastin e ditëlindjes së heroit Agim Ramadanit publikojnë këngën “Marshi i Agimit”

Heroi Agim Kelmendi (Foto: Youtube)

Me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar, Agim Ramadani janë bërë urime të shumta për ta përkujtuar të jetën dhe veprën e tij.

Në një mënyrë të veçantë, dy këngëtarët e mirënjohur Faton Isufi dhe Ramadan Kraniqi- Dani, kanë interpretuar një këngë kushtuar heroit Agim Ramadani.

Për muzikën dhe orkestrimin e këngës është kujdesur studio “Duobass Records” ndërsa për tekstin kolonel Sefer Isufi, i cili është edhe vëllai i këngëtarit Fatonit.

Klipi i këngës përmban imazhe të ndryshme të Agim Ramadani, të cilat i ka montuar Kushtrim Kqiu.

Artistët të cilët i kushtuan këtë këngë kanë theksuar se ndihen të priveligjuar për t’i kënduar një personazhi të tillë, ndërsa thanë se ndihen krenar me të./Telegrafi/