Varrosja e Faton Hajrizit do të bëhet të dielën, në ora 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt.
Lajmi është bërë i ditur sot nga familja Hajrizi përmes një postimi në Facebook.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar.
Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.
Hajrizi kishte ikur nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik.