Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, ka reaguar pasi Rita Ora u shfaq duke mbajtur flamurin e Serbisë në një koncert në Hungari.
Derisa ishte duke performuar, një fans i dha artistes shqiptare një flamur, për të cilin mendoi se ishte ai hungarez.
Kjo video u bë virale dhe u komentua gjithandej nëpër rrjete sociale, ndonëse reagoi edhe vet ylli i famshëm duke thënë se nuk ishte në dijeni për këtë.
Spahiu thekson se Rita është një artiste aq e madhe saqë nuk mund t’i njeh flamujt e shteteve të vogla.
Postimi i plotë i Spahiut (pa ndërhyrje):
“Rita Ora eshte qaq artiste e madhe sa qe nuk mundet me i njofte flamujt e shteteve te vogla!
Btë reagimi i saj kur e sheh nje bashkevendase te saj ne nje talent shoë ne Australi eshte i barazvlershem me gollat e Shaqirit dhe Xhakes kunder serbise. Mua ma ka dridh pak buzen e poshtme.
Reagimi i saj ne at show ma kujton nje pervojen timen ne nje vend turistik ku gjasat per me pas shqiptare kane qene minimaliste. Tu u shetite ne nje barke te vogel, ne qosh te botes e pata degju kete fraze “Ruzhdi mos u gjuje se ka gurë” u pata nij krenare e emocionum pa mase per faktin se pak jena por gjithcka na gjen.
We go we go we shine”. /Telegrafi/