Kosova ka pësuar humbje të thellë prej 6:0 kundër Kroacisë në kuadër të kualifikimeve të botërorit, Rusia 2016.
Por, kjo nuk e ka demotivuar aktorin shqiptar, Fatmir Spahiu, i cili ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit shkodran, ‘Loro Boriçit’.
“Të rritur nga Lufta, më të fortë se Frika. Kokën lart, ju djemtë e Kombëtares së Kosovës, ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të mrekullueshëm”, ka shkruar në Instagram, Fatmiri.
Përfaqësuesja kosovare takimin e radhës do ta zhvillojë të dielën në Poloni me Ukrainën. /Telegrafi/