Në RTV Dukagjini transmetohet episodi i 12 me radhë i emisionit Dueli Botëror, i cili i kushtohet Kampionatit Botëror 2018 që po zhvillohet në Rusi.
Mysafirët japin opinionet e tyre për ndeshjet e zhvilluara ditën e mërkurë në fazën grupore të turneut më të madh botëror të futbollit.
Në prej mysafirëve ishte edhe aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, i njohur për rolet e humorit në serialin “Kafeneja Jonë”.
Ai është tallur në kurriz të futbollistit shqiptar të kombëtares belge, Adnan Januzaj, i cili për asnjë moment nuk është shfaqur në Kupën e Botës, Rusia 2018.
“Një lajm të fundit e kam marrë. Januzaj ka shënuar gol, por në stërvitje. Është koha që të vjen të luajë për përfaqësuesen e Kosovës”, ka thënë aktori i njohur më mirë me rolin e Okit.
Ai ka folur më tutje për kombëtaren portugeze duke thënë se Cristiano Ronaldo është në presion të madh për të dëshmuar veten para presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.
Ndryshe, tashmë dihen çiftet e para të 1/16 së finales së Kupës së Botës, ku do të takohen Spanja-Rusia dhe Portugalia-Uruguain. /Telegrafi/
https://youtu.be/5YGp7hoOv3s