Site icon Telegrafi

Fatmir Sheholli: Lista Serbe nuk vënë kushte për Demarkacionin

Në emisionin Ballë për Ballë të Klan Kosovës i ftuar ishte Fatmir Sheholli, këshilltar i kryetarit të Komunës së Graçanicës.

Sheholli tregoi se a ka kushtet Lista Serbe sa i përket çështjes se Demarkacionit dhe raportet në mes të këtij subjekti politik dhe partnerëve kryesor të koalicionit, Partisë Demokratikë të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tregoi se është duke munguar komunikimi mes tri partive kryesore në koalicion.

“Komunikimi në mes PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe është duke munguar në mënyrë të dukshme, këtë e kanë thënë edhe disa deputetë të Listës serbe”.

“Derisa kryeministri thotë se nuk do të bjerë pre e kushteve të Listës Serbe, në anën tjetër e kemi deklaratën e Veselit që thotë se nuk dinë se Lista Serbe ka vënë kushte për Demarkacionin”.

“Lista serbe nuk ka vënë kushte për Demarkacionin”.

“Ajo që unë mund të them, është se mund të ketë probleme, sepse ekziston mundësia se pranimi fizik i tyre së seancën e Demarkacionit do të jetë indikator për ta se me qëndrimin e tyre do ta njohin Pavarësinë e Kosovës”.

“Tek e fundit Lista Serbe s’ka nevojë ta votoj Demarkacionin pasi aty janë edhe 109 deputet. Këta mund të jenë brenda po do të abstenojnë”.

“Për këtë çështje duhet të merren vesh mirë shqiptarët”. /klankosova/

Exit mobile version