Rapsodi i mirënjohur shqiptar, Fatmir Makolli, ka pasur fatin që këto ditë të takohet me yllin botëror, Dua Lipa.
Gjatë takimit me shqiptaren e famshme, Makolli i ka bërë asaj një dhuratë simbolike që lidhet me muzikën e vjetër tradicionale.
Rapsodi i ka dhuruar këngëtares 26-vjeçare një çifteli, të cilën do ta ketë kujtim si bartëse e vlerave muzikore të kombit.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook, Fatmiri nuk ka hezituar që të ndajë emocionet e tij nga takimi me artisten e famshme.
“Rastisi që në ditëlindjen time, të kem edhe një privilegj dhe kënaqësi që në lokalet e Hotelit Swiss Diamond, yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, t’i dhuroj një çifteli”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë, edhe Dua mund të shihet e lumtur që ka pranuar një dhuratë të tillë nga rapsodi i njohur shqiptar. /Telegrafi/