Futbollisti dhe biznesmeni shqiptar, Fatmir Hysenbelliu, është vazhdimisht pjesë e faqeve rozë për lidhjet e spekuluara me femra të ndryshme.
Pasaniku 25 vjeçar madje është spekuluar edhe për një romancë me aktoren e famshme hollivudiane, Pamela Anderson.
Ndërkaq, është e gjatë lista e femrave shqiptare me të cilat ka pasur thashetheme se ai ka qenë i lidhur.
Njëra prej tyre është Anxhelina Hadërgjonaj, e cila në një prononcim të mëhershëm kishte pranuar se lidhja me Fatmirin ishte serioze, por që largësia ka ndikuar në ndarjen e tyre.
Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në intervistën 60 sekondëshe të Prive, Hysenbelliu ka pranuar se lidhja me Anxhelinën ia ka vlejtur më shumë deri më tani.
Ai ka thënë se në shtrat e përmbushin njësoj si femrat shqiptare, ashtu edhe të huajat.
Fatmiri pohon se nuk është mendjemadh, ndërsa nuk e ka treguar emrin e femrës së radhës që e ka në shënjestër.
Përgjigjet e plota të Fatmir Hysenbelliut dëgjoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/