Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi përmes një video në Facebook falënderoi votuesit duke thënë se këto vota të fituara janë dhe një obligim i madh dhe se jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të partisë.
“Votat që morëm janë dhe një obligim i madh. Obligim të vazhdojmë misionin tonë politik, të forcojmë dialogun dhe t’i dëgjojmë nevojat e bashkëqytetarëve tanë. Por, një pjesë e përmbushjes së këtij obligimi kërkon edhe përgjegjësi politike, kërkon ndryshim. Si nënkryetar i LSDM-së, i përkushtuar për vlerat demokratike dhe etik, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë”, tha Bytyqi.
Ai kërkoi edhe dorëheqjen e Kryesisë së LSDM-së nga i pari deri te i fundit dhe se dorëheqja është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit.
“Dorëheqja nuk paraqet akt të humbjes së idesë socialdemokrate, por mesazh dhe sfidë për përmirësimin dhe rishqyrtimin e LSDM-së”, tha Bytyqi./Telegrafi/