Telegrafi

Fatmir Besimi: Nëse ka pasur keqpërdorime me paratë nga IPA – do të duhet të ketë edhe përgjegjësi!

“Nëse ka pasur keqpërdorime me paratë nga IPA fondet do të duhet të ketë dhe përgjegjësi”.

Pas deklaratës së ndërmjetësit Peter Vanhoutte lidhur me harxhimin e parave evropiane që i janë vënë në dispozicion Maqedonisë, menjëherë kontaktova me Delegacionin evropian.

Nuk kemi njohuri zyrtare për ngritje të procedurës kundër vendit nga ana e OLAF – Zyrës evropiane kundër mashtrimit “ – deklaroi në një intervistë ekskluzive për 24Vest, Fatmir Besimi, zëvendëskryeministri për euro-integrime në dorëheqje.

Kjo njëherësh ishte edhe intervista e fundit e Besimit nga pozita e zëvendëskryeministrit. /Telegrafi/