Telegrafi

Fatmir Besimi: Çmimi i bukës do të jetë 33 denarë, të mos bëhen spekulime

Çmimi i bukës së bardhë është 33 denarë dhe në këtë kohë krize të mos spekulohet me çmimet. Kështu porositi ministri i Financave Fatmir Besimi, pas disa paralajmërimeve në media, se çmimi i bukës do të rritet sërish.

Besimi u shpreh se Qeveria është e gatshme të bisedoj me industrinë e miellit dhe të reagoj për të mbrojtur qytetarët, por shtoi se secili e mbartë përgjegjësinë e vet.

“Paralajmërimet për shtrenjtim vetëm ndikojnë në pritshmëritë e tregut dhe në mënyrë shtesë e ngarkojnë pritjet për rritje të çmimeve. Pohimet mediatike për çështje që ndikojnë ndaj pritshërive të ekonomisë, nuk e ndihmojnë ekonominë, por në mënyrë shtesë krijojnë pritshmëri për rritje të shpenzimeve”, ka deklaruar Besimi.