Krahas ndërtimit të karrierës si këngëtare, Fatlume Popovci është aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpërndan fotografi nga jeta e saj profesionale, por edhe nga përditshmëria.
Këto ditë, ajo ka qëndruar në Zvicër në kuadër të angazhimeve të saja profesionale, ndërsa nuk ka hezituar të publikojë imazhe për fansat e saj.
Në një pozë të zakonshme, këngëtarja shfaqet joshëse, teksa pjesa e dekoltesë është në plan të parë.
Në bazë të përshkrimit të lokacionit, fotografia është realizuar në kryeqytetin zviceran, Bernë.
Këngëtarja gjatë verës tërhoqi vëmendje me fotosesionin me bikini që e realizoi me fotografin e mirënjohur, Norik Uka. /Telegrafi/