Fatlume Popovci e ka paralajmëruar këngën e re, të cilën do ta sjellë të kompletuar nga ana vizuale.
Këngëtarja e ka publikuar një fragment të videoklipit në Instagram për t’i njoftuar fansat e saj lidhur me materialin e ri muzikor.
“S’ke dasht” do të jetë titulli i këngës së re që do të shoqërohet me një video muzikore.
Përmes postimit në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se projekti i ri do të lansohet nesër (e mërkurë, 5 tetor).
Gjatë këtij viti, këngëtarja solli realizimin muzikor të titulluar “Betohu” në bashkëpunim me Ervin Gonxhin. /Telegrafi/