Telegrafi

Fatlume Popovci paralajmëron këngën “Pa mu”

(Foto: Instagram/fatlumepopovci)

Fatlume Popovci ka njoftuar se së shpejti do ta lansojë projektin e ri muzikor.

Kënga e re do ta mbajë titullin “Pa mu” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Lajmin për këngën e re, ajo e ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka ndarë fragmente nga vidoeklipi muzikor.

Këngëtarja e ka publikuar një video në Instagram, ndërsa në përshkrim e ka shkruar thjesht: “Vjen së shpejti”.

Njëherësh, disa pjesë të klipit të ri, Fatlumja i ka ndarë me ndjekësit në InstaStory. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Instagram/fatlumepopovci)