Telegrafi

Fatlume Popovci lanson klipin e këngës “S’ke dasht”

(Foto: Instagram/fatlumepopovci)

“S’ke dasht” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka lansuar Fatlume Popovci.

Këngëtarja e ka publikuar baladën e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti i ri është realizim i Armend Rexhepagiqit dhe Fatjon Miftarit, ndërsa tekstin e ka shkruar Aida Baraku.

Për anën vizuale është kujdesur produksionin FullMoon që e ka xhiruar videoklipin muzikor.

Kënga “S’ke dasht” pason realizimin muzikor të titulluar “Betohu” në bashkëpunim me Ervin Gonxhin, të cilin po ashtu e ka publikuar gjatë këtij viti. /Telegrafi/