Fatjoni sot i ka propozuar Xhensilën duke i thënë “ kam menduar që sa të dalin nga “Big Brother Albania 8”, do të takojë prindërit e tu dhe dua të jetojmë së bashku”.
Xhensila, fillimisht nuk e ka marrë shumë seriozisht kërkesën e Fatjonit duke menduar se atij i ishte ngarkuar nga Vëllai madh ndonjë mision.
Por, Fatjoni e sqaroi Xhensilën duke i thënë që “kur vjen puna tek çështjet e zemrës ai nuk mund të luaj”. Ai i la kohë të mjaftueshme Xhensilës, për t’u menduar dhe tani ka ardhur momenti, që ai kërkon një përgjigje për vendimin që Xhensila ka marrë.
Xhensila kërkon ta dëgjoi dhe njëherë prej Fatjonit propozimin e tij dhe Fatjoni, ia përsërit duke i thënë: “a do doje ti Xhensila Pere të jetoje me mua? Xhensila i përgjigjet duke i thënë Fatjonit: “po, dua të jetoj me ty”. Fatjoni i lumtur nga përgjigjja pozitive e Xhensilës e falenderon atë, duke e mbuluar me puthje.