Telegrafi

Fatima Ymeri dhe Bes Kallaku sjellin këngën e re “Hallakam”

Artisti i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Hallakam” titullohet kënga, për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Fatima Ymeri.

Teksti është shkruar nga vet Besi në bashkëpunim me Edlir Begollin, gjersa ky i fundit u kujdes edhe për muzikën.

Bes Kallaku dhe Fatima Ymeri (Foto: YouTube)

Videoja i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, “Max Production”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projektin tashmë të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të E.B Production.

Kjo është hera e dytë që Kallaku ka bashkuar forcat me Ymerin, pas projektit të suksesshëm “Si rrush” që e sollën para dy viteve.

Krahas muzikës, Besi është tejet i përkushtuar edhe në projekte filmike. /Telegrafi/