Artisti i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Hallakam” titullohet kënga, për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Fatima Ymeri.
Teksti është shkruar nga vet Besi në bashkëpunim me Edlir Begollin, gjersa ky i fundit u kujdes edhe për muzikën.
Videoja i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, “Max Production”.
Projektin tashmë të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të E.B Production.
Kjo është hera e dytë që Kallaku ka bashkuar forcat me Ymerin, pas projektit të suksesshëm “Si rrush” që e sollën para dy viteve.
Krahas muzikës, Besi është tejet i përkushtuar edhe në projekte filmike. /Telegrafi/