Fatih Terim javë më parë u shkarkua prej postit të trajnerit të kombëtares turke.
Pas incidentit në një lokal, Federata e Futbollit të Turqisë, kishte marr vendim për largimin e trajnerit legjendar.
Tashmë ka filluar një kampanjë e madhe prej tifozëve të Galatasarayt, të cilët kërkojnë rikthimin e trajnerit në klub.
Por, 63-vjeçari po mendon të shkoj edhe më larg dhe të del si kandidat për president të klubit në zgjedhjet e muajit maj të vitit të ardhshëm.
Për momentin “Cim Bom Bom” i udhëheq trajneri kroat, njëkohësisht ish-futbollisti i Juventusit, Igor Tudor.
Terim raportohet se ka në dorë edhe opsionin e drejtorit sportiv të ekipit ndërsa që për fatin e tij do të dihet gjatë këtij muaji nëse do të jetë rikthimi katërt te Galatasaray. /Telegrafi/