Site icon Telegrafi

Fati i TikTok i paqartë, Trump thotë se është në kontakt me katër grupe për shitjen e platformës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij ishte në kontakt me katër grupe të ndryshme në lidhje me shitjen e platformës në pronësi kineze TikTok dhe se të gjitha opsionet ishin të mira.

Bëhet e ditur se fati i TikTok ka mbetur i paqartë që kur një ligj që i kërkon pronarit të tij ByteDance ose ta shesë atë për arsye sigurie kombëtare ose të përballet me një ndalim hyri në fuqi më 19 janar, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Por, Trump, pasi mori detyrën më 20 janar, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon të shtyjë ndalimin për 75 ditë.

I pyetur nëse do të kishte së shpejti një marrëveshje për TikTok, Trump u tha gazetarëve në bordin e Air Force One: “Mundet.”

“Kemi të bëjmë me katër grupe të ndryshme dhe shumë njerëz e dëshirojnë atë, të katër janë të mirë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version