Site icon Telegrafi

Fati në anën e Messit: Dështon nga penalltia, por shënon nga rrëmuja e shkaktuar në zonë

Valencia dhe Barcelona janë duke luajtur në kuadër të javës së 34-të në La Liga.

Los Che janë nikoqir të skuadrës katalunase, derisa ishin të parët që kaluan në epërsi.

Ishte minuta e 50-të, kur Gabriel Paulista shënoi për 1-0 me një asistim nga Cristian Soler.

Por, Blaugranasit fituan një penallti shtatë minuta më vonë, dhe përgjegjësinë e mori Lionel Messi.

Ylli argjentinas bëri goditjen e parë, mirëpo u ndal nga portieri, derisa nga një rrëmujë e krijuar në zonë, 33-vjeçari e futi në rrjetë.

Katalunasit fituan zemër nga goli i Messit, dhe Antoine Griezmann i pëmbysi shifrat në 2-1 me golin e realizuar në minutln e 63-të. /Telegrafi/

https://twitter.com/Ndy__freke/status/1388950546221043718

Exit mobile version