Site icon Telegrafi

Fati i mandatit të Gruevskit dhe i ministrave të rinj pas 7 qershorit

Shumicës parlamentare nuk i shpejtohet për ndryshimet kadrovike në Qeveri dhe për marrjen e mandatit të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Data 7 qershor do të jetë dita kur do të fillojë “lufta” e deputetëve të pozitës dhe opozitës për të marrë mandatin e Nikolla Gruevskit. Këtu duhet të bëhet me dije rezistenca e deputetëve të OBRM-PDUKM-së në Kuvend, për të ruajtur mandatin e deputetit për ish-shefin e tyre.

Gjithashtu, pas 7 qershor do të fillojnë edhe ndryshimet në Kuvend, ku duhet të votohen ndryshimet në Qeveri pas “fshesësh” së kryeministrit Zoran Zaev.

Përndryshe, në komisionin për mandate në Kuvend është votuar nevoja për marrjen e mandatit të Gruevskit, kurse në anën tjetër, ndryshimet kadrovike nëpër institucione kanë filluar. /Telegrafi/

Exit mobile version