Futbollisti francez Ousmane Dembele ka pësuar një dëmtim të ri, që është i 13-të që nga viti 2017 kur mbërriti nga Borussia Dortmund te Barcelona, lëndim që ka ardhur vetëm tre ditë pas rikuperimit dhe rikthimit në fushë.
Barcelona ka njoftuar sot se Dembele ka pësuar sërish një lëndim dhe do të jetë jashtë fushës, por nuk e dinë saktësisht se kur duhet të kthehet.
Dembele ka kaluar 670 ditë jashtë fushës që kur ardhur te Barcelona. Lëndimin e parë e pësoi më 17 shtator, kur kaloi 106 ditë jashtë fushës.
Që nga kalimi te Barcelona e deri më sot, ai ka pësuar gjithsej 13 lëndime të ndryshme.
Dembele’s injury record since joining Barcelona ? pic.twitter.com/WNgXzboXEw
— ESPN FC (@ESPNFC) November 4, 2021
Pushimin më të gjatë e ka pasur nga 4 shkurti deri më 13 gusht 2020, kur ka qëndruar jashtë fushës për 191 ditë.
Dembele luajti gjithsej 119 ndeshje për Barcelonën në katër sezone, duke shënuar 30 gola dhe duke shtuar 21 asistime.
Ousmane Dembele picked up an injury during his comeback against Dynamo Kyiv.
The guy just can’t catch a break ? pic.twitter.com/psAG6Vx7q6
— Goal (@goal) November 4, 2021
Ai ka humbur 98 ndeshje për shkak të dëmtimeve, një numër pothuajse i barabartë me ndeshje e luajtura.
Transferimi i Dembeles në Barcelonë kushtoi 105 milionë euro, që mund të ngjitet në 145 milionë euro./Telegrafi/