Site icon Telegrafi

Fati i “buzëqesh” Enis Bardhit, mesfushori shqiptar gjen golin në Superligën e Turqisë

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka gjetur golin në Superligën e Turqisë, duke shënuar në fitoren 5:1 të skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Karagumruk.

Shqiptari nga Shkupi arriti të realizoj në minutën e 32-të të ndeshjes, kur nga një distancë prej 20 metrave arriti të mposht portierin kundërshtar, duke u ndihmuar pak edhe nga mbrojtja e Karagumruk, të cilët e devijuan topin në një kënd tjetër të portës.

Golat tjerë për Trabzonin në këtë ndeshje i shënuan Biraschi, Trezeguet, Pepe dhe Bozok, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Marcao.

Për Enis Bardhin ky ishte goli i katërt që shënon këtë sezon me fanellën e Trabzonsporit në kampionatin turk, përderisa numëron edhe katër asiste./Telegrafi/

Exit mobile version