Shtatë lojtarë të Wolves pritet të mos jenë të disponueshëm për ndeshjen ndaj Arsenali.
Nelson Semedo, Matheus Cunha, Craig Dawson, Jean-Ricner Bellegarde dhe Pedro Neto janë përjashtuar nga kjo ndeshje, ndërsa Hwang Hee-chan dhe Rayan Ait-Nouri janë në mëdyshje dhe gjendja e tyre do të shikohet.
Cunha ndoshta do të jetë humbja më e madhe e Wolves, me brazilianin që ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime këtë sezon.
Ka qenë trajneri Gary O’Neil që ka njoftuar për mungesat.
Arsenali ka fituar katër takimet e fundit me Wolves, duke përfshirë një fitore 2-1 në Emirates në dhjetor.
Një tjetër fitore do t’i çojë Gunners në krye të Ligës Premier, me Man City që do të jenë në aksionin e FA Cup. /Telegrafi/