Site icon Telegrafi

Fat në fatkeqësi: Gjashtë persona janë të gjallë nën rrënojat e hotelit në Itali

Pothuajse dy ditë pas deri në 30 njerëz u tha se mund të jenë të vdekur, kur një ortek goditi një hotel në Itali, gjashtë persona u gjetën të gjallë nën borë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit tashmë janë duke punuar për të nxjerrë të mbijetuarit nga bora.

“Ata janë gjallë dhe jemi duke komunikuar me ta”, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve, Luca Cari.

Deri në 30 persona janë shpallur të humbur të mërkurën pasdite, duke u rritur frika se ata të gjithë kishi vdekur.

Orteku, i cili u shkaktua nga një seri tërmetesh, goditi bazën e maleve Gran Sasso në afërsi të hotelit Rigopiano di Farindola.

Kanë qenë rreth 20 të ftuar dhe shtatë anëtarë të stafit në hotel në kohën e katastrofës. /Telegrafi/

Exit mobile version