Site icon Telegrafi

“Fast & Furious 7”, ja si u xhiruan pjesët e Paul Walker (Foto)

Teksa xhirimet e filmit “Fast and Furious 7” kishin filluar e ndërsa seritë e tij po sillnin fitime të jashtëzakonshme, Paul Walker, ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me makinë.

Skenat e filmit u lanë varur dhe pa u përfunduar, ndërsa regjisorët u përballën me pikëpyetjet nëse të vazhdonin me xhirimet aty ku kishin ndaluar apo t’i ndërprisnin ato.

Gjithësesi, me ndihmën e vëllezërve të Walker, Cody dhe Caleb dhe zhvillimit të teknologjisë, filmi arriti të realizohet dhe iu dedikua krejtësisht të ndjerit Walker.

Realizimi i tij, me Codyn dhe Calebin në vend të Paul, u arrit duke përdorur ndriçimin e veçantë dhe duke luajtur me filmimet nga kënde të posaçme. Gjatë xhirimeve filmoheshin njëherë Cody e njëherë Caleb dhe më anë të efekteve kompjuterike u arrit realizimi i “Paul Walker” për filmin.

Kompania e realizimit të “Furious 7” është e njohur për efektet speciale dhe është e njëjta që ka realizuar edhe “Lord of the Rings” dhe “Dawn of the Planet of the Apes”. /Telegrafi/

Exit mobile version