Drejtori i Milanit, Marco Fassone, thotë se titulli është shumë i mundshëm për Rossonerët këtë sezon.
Rossonerët kanë shpenzuar shumë këtë verë në një tentim për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve, por shumë të tjerë thonë se ata janë gati edhe për titull.
“Si njeri i Milanit, më duhet të mendoj për këtë”.
“Si drejtor, nuk mund të lëshohem në premtime. Por, në vitin e parë është pak e pamundur. Por, unë e lë derën hapur për gjithçka, edhe për Scudetto”, potencoi Fassone.
Milani ka shkatërruar gjithçka këtë afat kalimtar në tregun e transferimeve. /Telegrafi/