Telegrafi

Fassone flet për çështjen Donnarumma, tregon si është situata

Drejtori i Milanit, Marco Fassone, ka konfirmuar se klubi Rossoner është afër marrëveshjes me Gianluigi Donnarumman dhe familjen e tji, por jo me agjentin, Mino Raiola.

Portieri kishte refuzuar një rinovim të kontratës aktuale e cila po skadonte në vitin 2018.

Fassone foli për Corriere della Sera duek konfirmuar se Raiola po e mban larg portierin për të rinovuar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Unë e kam thënë se dyert e Milanit janë të hapura nëse Donnarumma do ta rishqyrtonte rinovimin”.

“Ai e ka rishqyrtuar dhe ne po ndihemi shumë mirë dhe jemi afër marrëveshjes me të dhe familjen e tij, lloj tjetër kompromisi me persona tjerë nuk kemi”.

“Unë mendoj se jemi një ditë apo dy larg vendimit definitiv, që është në dorën e lojtarit”, u shpreh Fassone. /Telegrafi/