Telegrafi

Fascinuese mënyra se si Brozovic e shpëtoi Interin nga një gol i mundshëm i Suarezit nga gjuatja e lirë

Marcelo Brozovic është një nga më të mirët këtë sezon te Interi.

Kroati ka treguar paraqitje fantastike duke kontrolluar çdo gjë në mesfushë, si në fazën mbrojtëse edhe atë sulmuese.

Kroati tashmë është bërë edhe hit në rrjetet sociale me lëvizjen e tij të mençur te gjuajta e lirë nga Luis Suarez.

Brozovic u shtri pas murit mbrojtës dhe kështu ndali një gol të mundshëm të Barcelonës.

Në këto minuta Interi ishte duke humbur 1-0 dhe një gol i mundshëm vetëm sa do e vuloste humbjen. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kHgMaEjFwm0