Telegrafi

Faqja zyrtare e Shakhtarit tallet me Lukakun në rrjetet sociale

Shakhtar Donetsk ka tallur sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, në mediat sociale, duke postuar një foto të devijimit të tij të pavullnetshëm pas një goditje me kokë të Alexis Sanchez.

Interi barazoi 0-0 me klubin ukrainas të mërkurën dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, pasi kishin përfunduar të fundit në grupin e tyre.

Romelu Lukaku ishte heroi i pabesueshëm i Shakhtarit ndërsa aksidentalisht ndali një goditje me kokë të Alexis Sanchez në minutat e fundit të lojës.

Lexo po ashtu Momenti kur Lukaku ‘mohon kualifikimin’ e Interit duke bllokuar goditjen e Sanchezit

Shakhtar ka shfrytëzuar këtë incident dhe e ka tallur sulmuesin belg me një fotografi në rrjetet sociale.

“Pritja e Romelu Lukakut në minutën e 89-të të ndeshjes #InterShakhtar! Titullojeni këtë”, ka shkruar faqja e Shakhtarit në Twitter.

Edhe Mykola Matvienko kishte folur për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit pas ndeshjes duke thënë se skuadra e tij duhet ta “falënderonte atë”. /Telegrafi/